Helikopteri i Kobe Bryant kishte probleme serioze: 3 gjërat që i munguan

CNN raporton se “Sikorsky S-76”, helikopteri me të cilin u aksidentua Kobe Bryant nuk kishte një sistem terreni dhe paralajmërimi, i cili u rekomandua 14 vite më parë.

Në kabinën e helikopterit nuk kishte as regjistrues zëri dhe nuk ishte e mundur të regjistroheshin të dhënat e fluturimit, njofton Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Megjithatë, ata pranojnë se nuk është akoma e sigurtë nëse ky sistem do ta parandalonte aksidentit fatal të helikopterit.

Sistet e lartëcekura shërbejnë për të paralajmëruar pilotët kur ata janë në rrezik të godasin tokën, ndërsa regjistruesit ndihmojnë hetuesit të zbulojnë rrethanat thelbësore të ndonjë aksidenti.

Gjithashtu, nuk dihet ende nëse pilotit iu dha leja e posaçme për të fluturuar në kushte me mjegull.

Sidoqoftë, për të gjithë helikopterët që transportojnë gjashtë ose më shumë persona, instalimi i një sistemi ‘TAWS’ u rekomandua në vitin 2006./Zëri.info


Shtuar 30.01.2020 21:48