Duma: Konsensusi për reformën është themelor
Nga qyteti i Pogradecit, Grida Duma e ka konsideruar themelor konsensusin sa i takon takimit Basha-Meta për Reformën në Drejtësi.

Ajo e ka vlerësuar këtë takim të rëndësishëm, duke e parë në këndvështrimin e interesimit të të gjithë aktorëve politikë, ndërsa e ka konsideruar normal edhe presionin e ndërkombëtarëve për arritjen e dakordësisë.

Duma ka pohuar edhe njëherë vendosmërinë e opozitës, në kërkesat e saj sa i takon Reformës në Drejtësi. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori