Bujar Nishani, President i Shqipėrisė (VIDEO)
Bujar Nishani
Update - 19:01 - Kuvendi votoi nė raundin e katėrt tė votimit pėr zgjedhjen e Presidenti tė ri. Me 73 vota pro, 1 kundėr dhe 3 tė pavlefshme, Bujar Nishani ėshtė President i ri i Republikės sė Shqipėrisė.

18:50 - Kuvendi ka pėrfunduar procesin e votimit pėr kreun e ri tė shtetit. Ndėrkohė Sekretariati i votimit ka filluar numėrimin e votave.

Pėr tu zgjedhur, Bujar Nishanit i duhen 71 vota. Kanė votuar gjithsej 76 deputetė (Mazhoranca 74 + Gazmend Oketa dhe Kastriot Islami).

18:27 - Deputeti socialist, i pėrjashtuar nga Grupi Parlamentar, Kastriot Islami, ndryshe nga deputetėt e tjerė tė PS-sė, ka marrė pjesė nė votimin nė parlament pėr kandidaturėn e Bujar Nishanit.

Zoti Islami ka qėndruar nė sallė dhe ka pritur thirrjen e emrit pėr t'iu drejtuar kutisė sė votimit. Votimi ėshtė i fshehtė por duke dėgjuar dekaratat e tij, besohet se vota ka qėnė pro Bujar Nishanit pėr President tė gjashtė tė Republikės sė Shqipėrisė.

Votimi vijon.../albeu.com/


18:20 - Kreu dhe deputeti i PBDNJ-sė, Vangjel Dule ka marrė pjesė nė votimin pėr Presidentin e Republikės, ku kandidat ėshtė Bujar Nishani por kjo ka qėnė vetėm formale.

Vangjel Dule ėshtė afruar pranė sekretariatit tė votimit qė drejtohet nga Viktor Gumi, ka marrė fletėn dhe ashtu siē ka qėnė, pa shkruar asgjė e ka hedhur tė bardhė nė kuti. Pra njė votė nul, e pavlerė dhe mė pas ka dalė nga salla e Parlamentit.

Kreu i PBDNJ-sė ėshtė njė pėrkrahės i hapur pėr Fatos Nanon si President dhe nuk e ka pranuar kandidimin e ministrit aktual tė brendshėm, Bujar Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2012, ora 18:01
Tage: dule vangjel
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)