Dule: S'jemi në negociata me PS, nëse s’biem dakord dalim vetëm
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, deklaroi sot se kjo forcë politike është në komunikim politik me PS, por jo në negociata. Sipas tij, PBDNJ nëse nuk arrin një marrëveshje me PS, do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

"Ne asnjëherë se kemi ndërprerë komunikimin politik kur ishim në Qeveri me PD, kur PS ishte në opozitë. Se kemi ndërprerë komunikimin politik me PD as kur PS është në Qeveri. Duhet të mësohemi përfundimisht se komunikimi politik është civilizim", tha Dule. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori