PBDNJ vazhdon të insistojë për domosdoshmërinë e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë. Një një konferencë për shtyp kreu i saj Vangjel
Dule është shprehur se
regjistrimi me vetë deklarim është i vetmi element bashkëkohor në një demokraci.
“
Regjistrimi me vetë deklarim përbën të vetmin instrument bashkëkohor në shtetin e së drejtës që i jep mundësinë çdo shoqërie dhe vendi që të mbështesë hartimin e politikave të veta për respektimin e të drejtave të qytetarit pavarësisht përkatësisë së tij fetare, origjinës etnike, gjuhës amtare dhe veçorive të tjera mbi standarde të qëndrueshme që garantojnë koherencë sociale për çdo vend e aq më shumë për vendin tonë që aderon për në BE. Konstatojmë me keqardhje se me mendimet e fundit në ligjin mbi censusin abrogohet e drejta thelbësore e vetë deklarimit, penalizohet ajo dhe në të njëjtën kohë shkelet parimi i konfidencialitetit të të dhënave në census. Për rrjedhojë një
regjistrim i tillë nuk mund të jetë i standardeve evropiane por një
regjistrim hibrid ku qeveria nga njëra anë kërkon ti hedhë hi në sy komunitetit ndërkombëtar e në fakt do kemi një
regjistrim të ngjashëm me ato të zhvilluar në sistemin totalitar”, theksoi
Dule.
Ai gjithashtu theksoi se ligji për regjistrimin e popullsisë nuk është aspak transparent pasi ligji parashikon që tetë javë përpara regjistrimit duhet të nisë fushata informuese dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Duhet të ishin funksional komisionet përgjegjëse për mbajtjen e censusit e në krye të tyre janë kryetarët e
qarqeve. Tek ne ende nuk janë konstatuar këshillat e
qarqeve dhe nuk janë zgjedhur kryetarët e
qarqeve”, shtoi
Dule. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2011,
ora 14:01