Dule: Rama mbetet vegël e Kokëdhimës
Një reagim ka ardhur ditën e sotme nga PBDNJ lidhur me prishjen e Kishës së Dhërmiut. Partia e Vangjel Dules e konsideron atë si një akt vandal. Në deklaratën e saj të shpërndarë për mediat citohet se kryeministri Rama po përdoret nga Koço Kokëdhima për grabitjen e pronave të bregut.

“Vandalizmi qeveritar në Shën Athanas, Dhërmi, është dëshmia e radhës dhe më domethënëse se në vendin tonë Kushtetueshmëria, shteti i së drejtës, dimensioni human dhe liria e besimit po i lënë vendin përditë edhe më tepër arbitraritetit, arrogancës, dhunës dhe hipokrizisë.

E kapur nga interesa klienteliste, qeveria që dështoi të ndërtojë për qytetarët, shkolla dhe spitale, po i shkaterron atij objektet e kultit dhe i dhunon jetën shpirtërore.

Asnjë “patriotizëm” nuk mund të bëhet strehë për qëllimet grabitëse, tashmë të njohura botërisht, të Z. Kokëdhima me mbështetjen e kryeministrit Rama ndaj pronave të Bregut.

Në këto kushte bëhet imediate nevoja e ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar për të vënë në mbrojtje vlerat tona shpirtërore nën kercënim dhe garantuar respektimin e lirisë së besimit, në veçanti dhe të drejtat e njeriut dhe minoriteteve në përgjithësi.

Nën hijen e ketyre zhvillimeve, ku do ta gjejë vallë hipokrizinë proverbiale që do ti duhet sot kryeministrit Rama për të parë në sy kancelaret Merkel dhe Freyman si edhe kolegët ballkanoperëndimorë në samitin e Vjenës?!

Po popullit shqiptar si do ti shpjegohet që po i'a bën përditë edhe me të largët arritjen e ëndrrës europiane”, thuhet në deklaratën e PBDNJ. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2015, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori