Dule: Nuk ka legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve
Dule ka nënvizuar sot faktin se nuk ka legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve. Në një tryezë të organizuar për të drejtat e njeriut, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka deklaruar se nuk ka një legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve.

“Nuk ka një legjislacion bashkëkohor për të drejtat e minoriteteve, kuadri ligjor për minoritet mbetet i fragmentarizuar. Nuk është një vlerësim që e bëjmë ne, është një vlerësim që e bën BE.

Ne kemi dështuar si klasë politike për ligjet me minoritetet dhe politika ka dështuar për të krijuar një realitet ligjor për minoritetet”, u shpreh Dule.

“Jemi të hapur për një debat të të gjitha niveleve, një debat i cili duhet të zhvillohet në mirëbesim. Një debat në të cilin duhet të mungojë batuta dhe slogani dhe duhet të mbizotrojë argumenti. Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë mendime të ndryshme. Bota e civilizuar ka standartizuar parametra”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori