Dule: Ngërçi i reformës në drejtësi zgjidhet me zgjedhje të parakoshme
Keu i PBDNJ-së, Vangjel Dule flet nga Dropulli për reformën në drejtësi, të cilën e konsideron një domosdoshmëri strategjike për vendin. "Nuk kemi produkt të reformës në drejtësi, jeta institucionale e politikës së vendit është në ngërç. Vendi nuk qeveriset. Qeveria nuk është e përqendruar tek problemet e qytetarëve, por tek opinioni politik i reformës në drejtësi:, tha ai.

Ndërkaq Dule nuk ka nguruar që të japë dhe një zgjidhje për ngërçin që ka kapur reformën në drejtësi. "Pas kalimit të paketës ligjore të dekriminalizimit që duhet implementuar bëhet miratimi i reformës në drejtësi me kusht impementimin nga parlamenti në zgjedhjet e ardhshëm që mund të dalë nga zgjedhjet në fund të pranverës, të impementojë paketën e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi duke shmangur konfliktin për 3/5 e 2/3 duke zhvilluar referendumin".

Këto deklarata Dule i ka bërë në 25-vjetorin e krijimin e OMONIA-s, ku u bë dhe prezantimi i dokumentarit, "Aty ku zemra jonë rreh", me përmbajtje antishqiptare e me thirrje vorioepiriote. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori