Dule nga Korça: Taskë-forcë për reformat integruese
Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka kërkuar ngritjen e një task force për reformat integruese të vendit. Nga qyteti i Korçës, nënkryetari i Parlamentit kërkoi dialog politik mes palëve për të realizuar reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.


"Situata politike në vend është e polarizuar dhe në disavantazh për marrjen statusit krahasuar me dhjetorin. Palët politike duhet të kenë prioritet integrimin e vendit. Inkurajojmë dialogun politik në nivelet më të larta shtetërore. Të krijohet task forca me pjesëmarrjen e presidentit, kryeministrit dhe opozitës në mënyrë që të përparojnë reformat integruese të vendit", tha Dule.


Kreu i PBDNJ-së duke iu referuar edhe reformës administrative-territoriale se opozita e ka të gjithë aksesin në komision.

"Opozita e ka hapësirën që nuk e ka patur asnjëherë në Parlament. Opozitës i kemi dhënë aksesin dhe respektin për gjithçka. Kjo gjë faktohet edhe nga letra e kryeministrit drejtuar kreut të PD-së për reformën territoriale. Për refomën territoriale bëhet fjalë të respektohen standardet evropiane, edhe të drejtat e minoriteteve duhet të jenë evropiane", vijoi Vangjel Dule. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2014, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori