I veshur në të zeza dhe krah avokatit, publikohen pamjet e dorëzimit të Jaeld Çelës(FOTO LAJM)

Ditën e sotme është dorëzuar në policinë e Tiranës, ish-shefi i Vlorës Jaeld Çela.

Pas një arratie të zgjatur gati 3 vite, ish-shefi i Vlorës është dorëzuar vetë në Polici duke deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk është pjesë e asnjë bande kriminale.

Pamjet e dorëzimit janë publikuar nga gazetari Artan Hoxha ku Cela duket i veshur më të zeza dhe i shoqëruar me avokatin e tij.

“Pas tre vitesh, tentativash te deshtuara te agjensive te zbatimit te ligjit, ish-drejtuesi i larte i Policise, nje nga njerezit me te kerkuar ne vend, vendosi te surprizoje ish-koleget, duke u dorezuar para oficerit te rojes, te policise se kryeqytetit.

Ne foto, Jaeld Cela, i veshur sportiv dhe me nje kapele te zeze ne koke, duke hyre ne drejtorine e policise Tirane, i shoqeruar nga avokati i tij.”- shkruan Artan Hoxha në Facebook.


Shtuar 16.05.2020 17:38