Dule: Kryqi mbi varret e Boboshticës prej 14 vjetësh
Pëlqej
Vangjel Dule
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka konsideruar “autokton” memorialin e ngritur mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë të Korçës. Gjatë një aktiviteti të organizatës Omonia në Korçë, Dule kritikoi ashpër dëmtimin e memorialit të ushtarëve grek në Boboshticë.

"Kemi të bëjmë me një kryq i cili është në ambientet e një Manastiri dhe ai kryq është aty që prej 14 vjetësh. Në Boboshticë ka ushtarë grekë. Ata që dogjën kurorat në memorial nuk kanë kulturë", është shprehur Dule.

Ai tha se nuk e njeh Naum Dishon si kryetar të OMONIA-s në Korçë. "Jemi të distancuar me personat që abuzojnë me emrin e OMONIA-s", u shpreh Dule i cili tha se Naum Disho ka urdhëruar betonizimine memorialit në Boboshticë, një veprim që PBDNJ e dënoi ashpër.
Shtuar më 11/11/2010, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori