Dukagjin, plumba helikopterit të policisë
Pëlqej
Një helikopter i policisë shqiptare është qëlluar me tre plumba nga persona të armatosur në veri të vendit, ndërsa po ngrihej për të marrë një skuadër policësh të angazhuar në luftën kundër kanabisit në Dukagjin.

Helikopteri gjerman BO105 është goditur nga 3 plumba, bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Një plumb ka kapur helikën, një tjetër bishtin e helikopterit dhe ka dëmtuar fijet komanduese, ndërsa një tjetër në serbator.

Dy pilotët kanë mundur ta ulin helikopterin pa rrezikuar jetën. Ndërkohë helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, është goditur vetëm nga një plumb, që ka shkaktuar vetëm gërvishtje.

“Gjatë këtij operacioni policor, me datë 22.08.2014, pas zbarkimit të forcave policore në zonën e operacionit, gjatë kthimit për në vendin e imbarkimit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një helikopteri të ushtrisë dhe helikopterit të policisë, ngjarje për të cilën po zhvillohen hetime intensive. Nga goditjet me armë zjarri të helikopterëve nuk ka pasur të dëmtuar”- bëhet me dije nga policia.
Shtuar më 26/08/2014, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori