Dukagjin, kreu i “grupit të zjarrit” autor i dy vrasjeve, në kërkim që në 2003
Pëlqej
Njëri nga 10 personat e shpallur në kërkim nga policia e Shkodres, të cilësuar si “grupi i zjarrit” në Dukagjin pasi qëlluan për 3 ditë me radhë policinë, rezulton të jetë në kërkim për një vrasje të dyfishtë në vitin 2003">2003.

Nikë Tonajpolicia e dyshon si organizator të grupit, në 13 korrikun e 2003">2003 ka ekzekutuar me breshëri automatiku fqinjët e tij, bashkëshortet Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç. Ngjarja u regjistrua në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Që prej asaj dite Tonaj është i shpallur në kërkim nga policia, por nuk ishte dëgjuar më pare deri ditën e premte, kur policia shpalli 10 emrat të cilët kanë qëlluar gjatë operacionit antikanabis.

Por historia nuk mbetet me kaq në këtë fshat të thellë malor, pasi në shtatorin e 2012, Tonajt do t’i vritej i vëllai, shtetasi Marash Tonaj. Policia tha në atë kohë se vrasja ka lidhje me gjakmarrjen, ndërsa Nikë Tonaj ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodres me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë.

Konflikti mes 2 familje kishte lindur për vijën e ujit që vadisnin tokat. Çifti Pjolli kishte shkuar atë ditë tek burimi i ujit në pyll, por në moment janë qëlluar me breshëri automatiku nga Tonaj, dukë lënë 6 fëmijet jetim, dy djem e katër vajza.

Përveç Nikë Tonajt, mes emrave të 10 të shpallurve në kërkim, policia bën me dije se një pjesë e madhe e tyre janë me precedente penalë.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë eurosh për ata persona që japin informacion të vlefshëm për vendndodhjen, në mënyrë që të bëhet arrestimi i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori