Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Teksa ka qenë i ftuar në “Real Story” , Duka tha se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se këtë fakt ia kishte thënë kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi me të.

Më parë, Duka i kërkoi publikisht që të jetë i dyti në Durrës, ose në të kundërt do të prishte koalicionin.

“Nuk bëhet, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve.”, tha Duka.

Ai tha se në listë të deputetëve futesh nëse sjell vota.

“Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”.

Kreu i PAA-së nuk ka mohuar mundësinë, se nëse nuk gjen dakordësi me Bashën, do hyjë në koalicion me Astrit Patozin dhe Jozefina Topallin.

Nëse nuk arrijmë në dakordësi me Partinë Demokratike, nuk përjashtojmë bashkëpunimin me Patozin dhe Topallin”, theksoi ai.
Shtuar më 25/11/2020, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori