Duhet vullnet politik për zbatimin e reformës në gjyqësor
Presidenti Bamir Topi në takimin e zhvilluar sot me kreun e KLD-së italiane, Mikele Vjeti u shpreh se konkretizimi i vendimmarrjes në Parlament dhe zbatimi e reformës në gjyqësor kërkonte vullnet politik.


Ai tha se për këtë reformë duhet miratim i Gjykatës Administrative, heqja me ligj e imunitetit të zyrtarëve të lartë si dhe miratimi i kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë.

"Kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative, për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarët e lartë si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. Arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian", është shprehur presidenti. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori