"Duhen 2 mijë euro për secilin", telefonata që zbuloi korrupsionin e gjyqtares
Ditën e e djeshme, SPAK vuri në pranga një gjyqtar, një avokat dhe një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.

Ata janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

E gjithë kjo skemë është zbuluar nga përgjigmet telefonike, ku ndër të tjera është biseda që vëllkai i të arrestuarit ka me mamanë e tij ku i tregon për shumën që kërkojnë prokurorët dhe gjyqtarët.

“Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë secili”. “10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg” është një tjetër përgjim i regjistruar.

Shtuar më 10/09/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori