Parashikimi i motit për datën 4 qershor 2023

Sot , e diel 4 qershor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në orët e nesditës dhe pasdites.

Era do të fryje me drejtim verilindje-veriperëndim shpejtësi mestare 1-7m/s, duke bërë që Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.


Shtuar 4.06.2023 07:09

Tags: