Duel i hapur në PD, Eno Bozdo kundër Topallit dhe Dodës
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sekretari organizativ i PD, ka goditur zërat kritikë brënda partisë. Në analizën e tij të cilën e titullon:"Epidemia e artikujve dhe postimeve", ai i referohet kritikave të Mesila Dodës apo Jozefina Topallit.

"Epidemia e artikujve dhe postimeve", do ta quaj. Garë kush shkruan më shumë, kush bën postimin e rradhës dhe kush bën kritikën apo analizën më të shpejtë. Garë e atyre që mezi kanë pritur këtë çast.

Por nuk kam parë askënd më parë, të shkruajë qoftë edhe një rresht të vetëm kur papunësia dhe çmimet rriten përditë, kur tritoli kërcet sheshit, kur njerëzit futen në burg padrejtësisht, kur korrupsioni i qeveritarëve është kapilarizuar kudo, në çdo cep të administratës, kur krimi është ulur këmbëkryq me politikën dhe shantazhon vendin, kur prindërit kërcënohen me vendin e punës, kur votat blihen sheshit dhe kutitë mbushen ditën për diell dhe rezultati na shitet si 'zgjedhje të drejta dhe demokratike'.

Nuk i kam parë të flasin as gjatë 2 viteve kur Rama bllokoi terësisht Tiranën duke e lënë edhe pa vareza. Kur bllokoi rrugët, kopshtet dhe çerdhet. Kur u hakmor mbi qytetin në mënyrën më të egër të mundshme.

Nuk i kam parë të flasin qoftë një rrokje kur kriminelët kandidojnë dhe bëhen kryetarë të bashkive. Kur vrasësit e policëve bëjnë fushatë me bekimin e Ramës dhe pastaj arratisen në drejtim të paditur. Apo kur paratë e drogës dhe tenderave të paracaktuar blenë varfërinë e skajshme e bashkë me të, votën dhe dinjitetin. Dhe si i thonë në këto raste: 'ai që hesht, miraton'!". /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2015, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori