"Dua t'i sqaroj gjërat me ty në hotel", e reja nga Lushnja dhunohet dhe përndiqet nga ish-bashkëshorti
Pëlqej
Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, të cilës i mori jetën ishbashkëshorti, një lumë denoncimesh janë bërë në 48 orët e fundit për dhunë në familje. Një e re nga fshati Bishtçukas i Divjakës, me inicialet J.V tregon në “Stop”, se edhe pas ndarjes përndiqet dhe dhunohet nga ish-partneri Petraq Dhamo. 27-vjecarja thotë, se megjithëse kishte raport mjeko-ligjor, Prokuroria e Lushnjes herën e parë e pushoi çështjen, ndërsa më pas Gjykata e Lushnjes e dënoi me 6 muaj e 20 ditë shërbim prove.

Petraqi është i lirë dhe kërcënim për ish partneren e tij.
“Jam një qytetare e fshatit Bishtçukas, 27-vjeç. Kam qenë e martuar pesë vite më parë, kam edhe një fëmijë, u lidha me një person që quhet Petraq Dhamo. Vendosa të ndahem nga ky, pasi shkëputa lidhjet me të, pas gjashtë muajsh njoha bashkëshortin tim të ardhshëm. Ndërsa me Dhamon vazhdova të kisha probleme. Ai vazhdoi të më kërcënonte, të më binte mesazhe ofenduese, të tipit ‘o e përdalë”, “o k…”, “o injorante”, “ti s’mban burrë”, kisha presione që më dilte përpara.

Një ditë më propozoi të shkoja në një lokal, me idenë që thoshte se nuk do të më bezdiste më. Aty pranova të shkoja pa dijeninë e burrit që të mos kishim konflikte dhe debate më. Kur shkova tek lokali, i thashë të lutem për çfarë më shqetëson, ti me mua i ke ndarë gjerat në paqe dhe më tha se ‘dua t’i sqaroj gjërat në hotel me ty’. I thashë “ti nuk ke gjë për të sqaruar me mua në hotel, sepse ti ke gjashtë muaj që i ke ndarë gjerat nga unë”. Më shtrëngoi fort në gjoks, më gjuajti me shpullë, më përplasi kokën dhe më gërrici, me pak fjalë përdori dhunë ndaj meje. Pas gjithë kësaj dhune kam edhe një raport mjeko-ligjor, e kam denoncuar dy herë në Komisariatin e Divjakës, për herën e parë nuk morën masa, për herën e dytë, kur i shkova me raportin e mjeko-ligjor, Gjykata vendosi ta linte në gjendje të lirë me arrest shtëpie për gjashtë muaj”, tha 27-vjeçarja, e cila kërkoi të mos e bëjë publik identitetin e saj të plotë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori