Rusia mohon sulmin në stacionin hekurudhor: Ukraina dëshiron të përdorë civilët si mburojë njerëzore

Rusia vazhdon të mohojë akuzat se ajo kreu sulmin me raketa vdekjeprurëse të së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë fajësoi forcat e armatosura të Ukrainës për kryerjen e sulmit, duke tha se ata po përpiqeshin të ndalonin civilët të largoheshin në mënyrë që ata t’i përdornin si mburoja njerëzore.

Ministria pohoi gjithashtu, pa dhënë asnjë provë, se raketat ishin lëshuar nga qyteti i afërt i Dobropillia, i kontrolluar nga Ukraina.

Moska këmbënguli se nuk përdori llojin e raketës Tochka-U që thuhet se ishte gjuajtur.

Megjithatë, analistët tregojnë imazhet dhe videot në mediat sociale që duket se tregojnë ushtrinë ruse duke përdorur Tochka-U.

Sipas ekspertëve të armëve të Amnesty International, raketat Tochka-U janë jashtëzakonisht të pasakta, duke humbur rregullisht objektivat e tyre me gjysmë kilometër ose më shumë.