DSIK i përgjigjet kërkesës së Metës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Gent Cakajn

Pëlqej
Pak pasi kreu i shtetit Ilir Meta iu drejtua me një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruci, ku kërkonte ngritjen e një Komisioni Hetimor për punën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, vjen reagimi i këtij institucioni.

Ndërsa sqaron procedurën për paisjen me certifikatë sigurie, DSIK thekson se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm.

Pajisja me Certifikatën e SigurimitPersonelit për z. Gent CAKAJ është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi, duke respektuar detyrimet e parashikuara në Ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, i ndryshuar dhe Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori