Pas thirrjeve publike që drejtori i Emergjencave
Civile, Shemsi Premçi i bëri prokurorisë për të hetuar kompanitë e mirëmbjatjes së rrugëve në zonën e Shkodrës, ka reaguar Autoriteti Rrugor.
“Jam njohur dje me një shkresë të drejtorit të Emergjencave
Civile dhe kam urdhëruar një gurp pune për të bërë verifikime. Bëhet fjalë për 4 akse në veri të vendit, ku pas informacioneve që do të vijnë nga ky grup do të shohim çfarë procedurash do të ndjekim”, deklaron Dashamir
Xhika, drejtor i ARRSH-së.
Por, sipas kreut të ARRSH, nga inspektimet në terren nuk rezulton në asnjë rast që kompanitë e mirëmbjatjes të kenë shkelur kontratën.
“Në çdo aks që kemi shkuar kanë qenë në gatishmëri kontraktorët e firmave të mirëmbajtjes, me borëpastruese dhe sasinë e kripës”, thotë
Xhika.
Sipas tij, një dëshmi për këtë është edhe normalizimi i situatës në të gjitha rrugët
kombëtare. “Edhe aksi i fundit, Qafë Mali-Fierzë është zhbllokuar sot në orët e para të mëngjesit. Të gjitha akset janë në funksion të plotë”, shton
Xhika.
Por ndryshe nga akset
kombëtare, rrugët rurale mbeten të bllokuara në disa zona, ku sipas Xhikës më problematike janë ato në zonën e Pukës, Dibrës, Kukësit dhe një pjesë e Shkodrës. /TCh/
Shtuar më 07/01/2017,
ora 16:00