Gruaja u dogj brenda në ashensor, dëshmitarët: Ai ishte ashensor për fabrika...
Dita e sjeshme ka rezultuar fatale për një 29 vjeçarë në Tiranë e cila humbi jetën e karbonizuar për shkak të një zjarri që përfshiu kabujt e
ashensorit.
Ditën e sotme banorët dhe dëshmitarët kanë folur dhe treguar mbi ngjarjen e rëndë e cila mund të kishte rrezikuar edhe jetën e tyre.
Një prej banorëve, Kastriot
Kuka është shprehur se pallati nuk ka një administrator zyrtar.
“Ne nuk jemi eksperte dhe nuk flasim dot. Kohët e fundit kemi pasur
probleme me energjinë elektrike. Ka pasur luhatje me energjinë. Stakimet i rregulloi tekniku i
ashensorit dhe ai na tha është se ai ishte në rregull”, pohoi
Kuka, shkruan Neës 24.
Mes të tjerash ai tha se këto pagesa për rregullimin e
ashensorit kanë qenë vullnetare, ndërsa shtoi se shtatorin e vitit të kaluar kishin paguar nga 69 mijë lekë të vjetra.
“Bashkinë nuk e kemi parë në asnjë pozicion. Kemi pasur
probleme me OSHEE-në. Luhatja e tensionit 3-4 javët e shkuara. Tekniku bënte kontrolle
ashensorit dy herë në muaj. Në pallatin ngjitur dy familje
probleme me pajisjet për shkak të energjisë, kanë bërë ankesë. Ashensori hapej kur ikte energjia, kishte emergjencë. Pa një përgjegjës, kjo situatë nuk duhet të dale pasi është jete njeriu. Edhe sot nuk ka asnjë person që të interesohet për këtë situatë.”, tha
Kuka./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017,
ora 12:08