Në komisionin e CEZ janë publikuar sot edhe dokumente nga sistemi Tims për hyrje-daljet e dëshmitarit Nuel
Kalaj, i ashtuquajtur nga
Taulant Balla si sekser i Shkëlzen Berishës.
Nga këto dokumente rezulton se në 4 raste targat e automjeteve nuk janë identifikuar, ndërsa ka pasur
lëvizje edhe me targa të huaja.
Në disa raste kufirin sipas sistemit Tims, Nuel
Kalaj e ka kaluar edhe në këmbë. Udhëtimet me avion rezulton të jenë shumë të rralla.
Në fletën e shënuar me rozë, udhëtimet janë bërë në të njëjtat data
kur janë bërë edhe lëvizjet e parave.
Në total nga viti 2006 deri në 2012,
Kalaj ka bërë rreth 100
lëvizje jashtë Shqipërisë.
E-maile-t e sjella si prova nga kreu i komisionit hetimor,
Taulant Balla tregojnë se
Kalaj ka patur komunikim me drejtues të CEZ, aty përmend edhe drejtues të lartë, siç janë ish- kryeministri në atë kohë, Sali Berisha, ish-ministrisë i Ekonomisë dhe Energjisë
Shtuar më 23/01/2017,
ora 15:11