DËSHMIA/ Ish kryegjyqtari i Gjirokastrës mohon njohjen me Rudinën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish kryegjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, në dëshminë që ka dhënë sot para prokurorëve ka mohuar që të ketë njohje me denoncuesen. Ai ka thene se nuk e mbante mend mirë për cilën shtetase bëhet fjalë, ndërsa është shprehur me tej se e njeh thjesht si fytyrë, raporton "Panorama".

Boçi u mor sot në pyetje për 90 minuta nga hetuesit e Krimeve të Rënda, në lidhje me audio-skandalin e publikuar në media, ku doli se ai kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendimi gjykate.

Marrja e tij në pyetje u bë para avokatit të tij Saimir Vishaj. Avokati deklaroi se gjithçka është montazh.

Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja e Gjirokastrës, shtetasja Blerta Çibuku. Në dëshminë e saj gjyqtarja ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish burrit të Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje.

Ndërkohë shtetasja që denoncoi skandalin, Rudina I, ka regjistruar edhe këtë gjyqtare në audio, ku thotë se vendosi në favor të familjes së ish burrit të 38-vjeçares në konfliktin e pronësisë që ata kishin pas ankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD.

Sakaq, regjistrimet e bëra nga shtetasja Rudina I, ndaj kreut të gjykatës dhe gjyqtares që kishte në shqyrtim konfliktin e pronësisë për shtëpinë 3 katëshe janë 53 minuta dhe sipas Prokurorisë, janë regjistruar në vitin 2015.

Kryegjyqtari i Gjirokastrës po hetohet për "korrupsion" dhe "ushtrim ndikimi të paligjshëm" pasi Rudina I, pretendon se Guximtar Boçi ndërhyri kundër saj pasi ajo nuk pranoi ofertën për të kryer marrëdhënie seksuale.

Guximtar Boçi është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim, pas publikimit të bisedave të përgjuara nga shtetasja Rudina I, nënë e dy fëmijëve, tashmë e divorcuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2016, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".