DËSHMIA/ U morën 2 mln euro. Çekiçë dhe gurë fresibël për hapjen e blindit, policët rezistuan 15 minuta (FOTO LAJM)

Zbulohen detaje të reja nga grabitja e e dy blindave të një banke të nivelit të dytë në rrugën Qafë Kashari - Rinas.

Dëshmi të policëve që shoqëronin shumën e parave bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro të grabitura.

Mësohet se fillimisht dy makina kanë ecur paralel me blindat dhe njëra prej tyre ka goditur fillimisht blindin e parë duke bërë të mundur ndalimin e tyre. Fill pas kësaj, makina e dytë e grabitësve ka hyre mes dy blindave duke bërë të pamundur ndërveprimin mes policëve privatë.

Grabitja ka zgjatur rreth 15 minuta dhe autorëve iu është dashur që të përdorin çekiçë dhe sharrë fresibël për të thyer xhamat dhe prerë derën pasi policët e kompanisë private po rezistonin brenda blindit, shkruan Albeu.com.

Pas futjes në përdorim të fresiblës policët privatë janë dorëzuar duke hapur derën, ç'ka i mundësoi grabistëve që të marrin 7-8 thasë të mbushura me para. /Albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori