Drurin popullit: Mos regjistroni adresën deri në 30 janar dhe shikoni ç'ju gjen!
Në qeveri janë bindur se ky popull merr vesh vetëm me dru dhe duket se në këtë prizëm janë duke u parë edhe zgjidhjet për çështje shumë të thjeshta, siç është regjistrimi i adresave.

Mësohet se të gjithë individët të cilët nuk kryejnë regjistrimin e adresës deri në datën 30 janar 2018 do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi, sipas të cilit lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Për realizimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, i cili ka ardhur si një bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE, çdo qytetar do të pajiset me një numër personal që do të identifikohet që në lindje, njofton scan.tv. Sipas njoftimeve, projekti i cili ka nisur punën që në nars të vitit të kaluar, ishte parashikuar të bëhej falas për banorët të cilët do të bënin regjistrimin brenda gjashtë muajve të parë. Ndërsa pas kësaj periudhe, jo vetëm që do të bëhet me pagesë, por janë parashikuar edhe gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores.

Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.

Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”
Shtuar më 11/01/2018, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori