Rritet çmimi, qeveria i vendos akcizë gazit

Në vitin 2022 qeveria nuk do të ulë asnjë taksë sa i përket karburantit. Madje parashikohet vendosja e një akcizë prej 6 lekësh për litër i gazit çka do të përkthehet në rritje të çmimit. Përkundrejt kësaj, për pijet energjike nuk do të ketë akcizë.

Karburanti që shitet për jahtet turistike në magazinat doganore apo për argëtim do të vazhdojë të jetë i lirë në Shqipëri.

Fatura e kripur e fiskalizimit, biznesi i vogël ul nesër qepenat për një orë në shenjë proteste

Por ndryshe nga më parë qeveria ka parashikuar për vitin 2021 një rritje të lehtë.

Në projektligjin që do të kërkohet të votohet në parlament propozohet vendosja e një takse prej 65 lekësh për litër, por sërish shumë më pak nga ajo çfarë paguhet për automjetet.

Por shtrenjtim do të vazhdojë të ketë edhe për konsumatorët e thjeshtë.

Tashmë çmimit në rritje të kargurantit për shkak të krizës ndërkombëtare por edhe sistemit të taksave në Shqipëri, do ti shtohet dhe akciza e gazit nga 0 që është aktualisht në 6 lekë për litër.

Kjo do të pasohet më nje shtrenjtim të menjëhershëm në pikat fundore, por edhe me më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Por teksa karburanti, si mjet i domosdoshëm për lëvizjen e ekonomisë vazhdon të prekë majat, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për rikthimin e akcizës së pijeve energjetike.

E hequr në vitin 2017, për këtë kategori dhe në ndryshimet e vitit 2022 nuk parashikohet asnjë akcizë.

4 vite më parë akciza për to ishte 30 lekë për litër.

Shtesë nga janari pritet të ketë dhe qumështi pluhur me 100 lekë për litër, masë kjo që argumentohet me mbrojtjen e prodhimit vendas./Oranews/