Ukrainë, aty ku edhe fëmijët luajnë “luftash” (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë po zhvillohet në muajin e tretë, ngjarjet e tmerrshme, sulmet dhe bombardimet kanë ndikuar jo vetëm tek të rriturit, por edhe te fëmijët.

Një djalosh 6-vjeçar, i identifikuar nga The Guardian si Valentyn, ka pozuar në një llogore së bashku me shokun e tij Andrii.

Djemtë kanë hapur një llogore në post-bllokun e improvizuar në fshatin e tyre pranë një kalimi në Stoyanka.

Dy djemtë janë bërë të njohur për të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët kalojnë në këtë zonë.