Futbollistët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh, refuzojnë rrogat për arsyen emocionuese

Tani që Koronavirusi ka shpërthyer dhe futbolli eshët pezulluar, shumë klube pritet të kenë probleme me financat pasi nuk iu hyjnë të ardhura.

Megjithatë një gjest shumë i mirë vjen nga Gjermania, më saktë nga lojtarët e skuadrës së Gladbah.

Futbollistët kanë refuzuar të marrin rrogat e tyre, në mënyrë që ato të shkojnë për punëtorët e klubit, që i kanë më shumë të nevojshme dhe për të ndihmuar skuadrën e tyre që të mos ketë probleme.

Një gjest me të vërtetë ky i madh, që do të dëshironin shumë klube t’iu ndodhte, duke ditur që rrogat e futbollistëve në kohët e sotme janë të larta.


Shtuar 20.03.2020 10:25