Drogë në Kakavijë, prangoset 23 vjeçari
Ekspertet e policisë kufitare te Drejtorisë rajonale ne Gjirokastër, zbuluan të martën një sasi prej 24 kg mariune ne mjetin e nje 23 vjeçari nga qyteti i Fierit.


Bilal Hoxha u arrestua ne piken e kalimit kufitare te Kakavijes pas kontrollit nga ana e punonjësve te policisë kufitare mjetit me te cilin po udhëtonte.


Lënda narkotike u gjet ne pjesën e poshtme te makinës, futur brenda ne serbatorin te cilin drejtuesi e kishte prere.
Nga hetimet e deritanishme droga është blere ne Fier dhe po transportohej për tregun e narkotikeve ne Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2012, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori