Drogë në autobusin me të rinjtë e PS, mes tyre edhe nënkryetari Artur Micko
Policia Kufitare e Turqisë, ka gjetur drogë në autobusin me 40 studentë të FRESSH. Mbremë është gjetur një sasi droge në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Socialist Shqiptar.

Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, duke kaluar më parë mespërmes Greqisë, raporton "Panorama". Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsala-s, që ndodhet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Studentët që ishin pjesë e FRESSH shoqëroheshin në këtë udhëtim të cilësuar si turistik, nga nënkryetari i Forumit, Artur Micko, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Policia Kufitare turke ka arrestuar menjëherë shoferin e autobusit, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 40 studentët dhe Micko. Të gjithë personat që ishin si pasagjerë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve, ndërsa shoferi është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke u transportuar menjëherë në qelitë e paraburgimit. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori