Policia e
Lezhës ka goditur një tentativë për trafikim të drogave të forta dhe
armëve të zjarrit, duke çuar pas hekurave një 43 vjeçar.
Ky shtetas, po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dhe dyshohej se po transportonte lëndë
narkotike dhe armë
zjarri, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "AKSI".
Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit tip "Renault" me drejtues shtetasin G. D., në bagazhin e modifikuar të këtij mjeti kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë
narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë
zjarri kallashnikov.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "
Armëmbajtja pa leje".
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 01/11/2020,
ora 11:24