Drogë dhe falsifikim dokumentash, shkatërrohet banda kriminale e Korçës
Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe falsifikimit të dokumenteve, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se
në kuadër të operacionit “Euro Kart” u sekuestruan rreth 25 kg kanabis, aparate lojërash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve.

Në pranga ranë Artur Feçanji, 51 vjec, Thanas Sholla, 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç, Vladimir Furtuna, 58 vjeç si dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një grup i strukturuar kriminal i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacion i përbashkët nga Sektori i Krimit të Organizuar, Sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe Prokuroria Korçë.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas. Sekuestrohet rreth 25 Kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, aparate lojërash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteveneni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“ neni 190/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.

Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.Artur Feçanji, 51 vjeç, banues në Korçë,
2.Thanas Sholla, 54 vjeç, banues në Korçë,
3.Asqeri Bebri, 49 vjeç, banues në Korçë,
4.Vladimir Furtuna, 58 vjeç, banues në Korçë,
5.Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa
-700 euro të preres 50 euro copa,
-8 telefona të markave të ndryshme.
-15 karta sim të kompanive të ndyshme,

-Një aparat për lojra fati,

-Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,

-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,

-Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,

-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,

-Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,

-Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)

-Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)
-Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare.

-Solucione të posacme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,

-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori