E FUNDIT/ Futbolli në zi, ndërron jetë Diego Armando Maradona
Drogë dhe armë, vlonjati e pëson pas kontrollit të shtëpisë
Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ju gjetën 22 kg kanabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak.

Lënda u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Vlonjati akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe pritet të përballet me gjykatën.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtuar më 26/10/2020, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori