Drogë dhe armë, policia arreston 6 shkodranë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër përfundoi suksesshëm operacionin për goditjen e një grupi trafiku të lëndëve narkotike.

Në datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e informacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se Ramadan Mustaf Dushaj, i datëlindjes 03.10.1957 lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Me marrjen e këtij informacioni me autorizim dhe drejtim të Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, grupi hetimor lejoi aplikimin e metodave speciale të hetimit per sqarimin dhe zbulimin e këtij aktiviteti kriminal.

Si rrjedhojë më 15 qershor 2018, ora 23:54 punonjës të policisë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë vendit të quajtur Kompleksi “Univers” kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve:

Nderkaq, për efekt të veprimeve hetimore ka persona të shpallur në kërkim.

Ardit Sali Haxhagici, i datëlindjes 15.03.1984 Shkodër

Bardh Simon Gostini, i datëlindjes 01.04.1981 Lezhë

Neritan Sulejman Saraçi, i datëlindjes 24.12.1967, Shkodër

Rezart Xhelal Çarçani, i datëlindjes 24.04.1984, Shkodër

Ramadan Mustafa Dushaj i datëlindjes 03.10.1957, Malësi e Madhe

Vilson Gjergj Ndoka, i datëlindjes 26.11.1991, Lezhë

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Veprimet e mëtejshme të fiksimit dhe kqyrjes së provave materiale u kryen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, të ndihmuar nga shërbime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Vilson Gjergj Ndoka ishte person i shpallur më parë në kërkim pasi me vendimin me numër 769, të datës 20.10.1914 ndaj ketij shtetasi ishte caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 76, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal vijojnë me qëllim zbulimin e veprimtarisë së mëtejshme kriminale dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari.
Shtuar më 16/06/2018, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori