Kapet oficeri i Zallherit me 5 anëtarët e grupit, posedonin armë dhe drogë
Policia sekuestroi rreth 27 kilogram lëndë e dyshuar cannabis sattiva në Tiranë dhe arrestoi në flagrancë 6 persona. Nga ana e Seksionit për Narkotikët dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “AGIMI”.

Pas një pune intensive një mujore është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit

2. Ylber Tahiri, 42 vjeç, banues në Tiranë

3. Arben Metaj, 28 vjeç, banues në Tiranë

4. Urim Haka, 22 vjeç, banues në Tiranë

5. Valter Dedndreaj, 30 vjeç, banues në Tiranë

6. Fatjon Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë sot, pas informacioneve të mara në rrugë operative, ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, keta persona po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sattiva e cila do të transportohej me një automjet tip BMW me targa AA 933 BX.

Paraditen e sotme është konstatuar automjeti tip BMW ngjyre gri me targa “AA 993 BX ”, në momentin që ky mjet hyri në banesën e lartë përmendur, është bërë nderhyrja në banesën e shtetasit Fatmir Haka dhe neutralizimi i personave të arrestuar.

Gjatë kontrolllit të automjetit tip BMW me targa “AA 993 BX” në bagazhin e saj ndodheshin 4 thasë të bardhë të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, ndërsa tek këmbët e pasagjerit në sediljen e parë është gjetur një qese plastike me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, ne sediljen e pasme u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatike Model 56, së bashku me një karikatore më 27 (njëzetë e shtatë) fishekë luftarak.

Arma e zjarrit tip pistolete eshte gjetur nga kontrolli i ushtruar ne banese. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim”, “Prodhim dhe mbajte pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2016, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori