Droga shkatërron shqiptarët që jetojnë ndershëm, shikoni sa ka rënë euro
Pëlqej
Euro prej më shumë se dy muajsh po vijon një rënie drastike në kursin e këmbimit valutor.

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish një rekord të ri negativ në tregun vendas.

Një euro këmbehet sot me 124.7 lekë.

Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009.

Prej fillimit të këtij viti euro ka humbur 15 pikë, me një ritëm rënie të përshpejtuar në dy muajt e fundit.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që sipas ekspertëve po kanalizohet përmes ndërtimeve.

Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, ka dyshime të forta se kjo sasi e madhe euroje në qarkullim vjen për shkak të dy viteve të "begata" me drogë në Shqipëri.

Fluket e mëdha të cash-it në euro me njerëz që blejnë prona me para në çanta kanë shkaktuar kaos në çmimet e apartamenteve dhe njësive të biznesit në Shqipëri duke i rritur ato në nivele të paarsyeshme.

Nga ana tjetër, eskportuesit janë duke përjetuar problematika të mëdha me shitjen e produkteve të tyre për shkak të kursitë të këmbimit.

Situata aktuale tregon se sa e vështirë është bërë të jetosh ndershëm në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori