Droga nga Panamaja, 3 të arrestuar
Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda në një konferencë shtypi deklaroi se ka sekuestruar një kilogram kokainë të mbërritur nga Panamaja në një adresë të rreme në Tiranë.

Droga, sipas prokurorisë, është zbuluar se po vinte në Shqipëri një javë më parën dhe menjëherë janë marrë masat për kapjen e saj si dhe arrestimin e personave që ishin implikuar në këtë çështje, të cilët janë:

ILIA XOXE, nga Berati banues në Tiranë
ARBEN UKU, nga Berati, banues në Tiranë
ERVIN TUSHE, banues në Tiranë

Ata janë kapur sapo kanë marrë në dorëzim kokainën e mbërritur në Tiranë me anë të shërbimit të postës së shpejtë. Sinjalizimi i parë për drogën, i është dhënë policisë shqiptare nga SOCA, shërbimi britanik dhe më pas nga DEA, agjencia amerikane e antidrogës.
Shtuar më 22/11/2010, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori