Aksidenti tragjik i mori jetën në Itali, kjo është shqiptarja që ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar

Mediat italiane kanë publikuar foton e 35-vjeçares  shqiptare Matilda Hidri, e cila ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në Genoa të Italisë.

Mësohet se Hidri ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar. Ata kishin në biznes në Genoa, një piceri që kishin vetëm 2 muaj që e kishin hapur.

Shqiptarja ishte duke udhëtuar me mjetin e saj tip “BMË” kur u përplas “kokë më kokë” me një mjet tip “Volvo”.

Shoferi tjetër, Giuseppe Maria Garavaglia, i lindur në vitin 1976 mendohet se po shkonte për në shtëpi pasi jetonte në Novate Milanese. Përplasja ishte aq e fortë sa u mori jetën menjëherë  të dy drejtuesit dhe përfshiu edhe një makinë të tretë aty pranë.

Në automjetin e tretë udhëtonte një 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të plagosur lehtë u dërguan po ashtu për të marrë kujdes shëndetësor.

Më pas dy makina të tjera janë përplasur me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra nga të tjerat nuk ka pasur pasoja. Në total janë përfshirë pesë makina.