Droga e Afganistanit kalon nëpër Maqedoni
Albeu.com
Nga Turqia në Maqedoni futet heroina, nga Bullgaria dhe Serbia ekstaza, ndërsa nga Shqipëria futet mariuhana dhe hashashi. Kështu ka bërë të ditur Llambe Buçkov, kryeshef në Sektorin për tregti kundër drogës dhe armëve pranë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.Heroina në Maqedoni vjen nga Afganistani përmes Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ndërsa më pas transferohet në vendet e Evropës Perëndimore. Mirëpo, edhe pse vend transit, në vendin tonë vazhdojnë të
jenë të të pranishme substancat narkotike. "Vendi ynë shfrytëzohet si vend transit nëpër të cilin kalon droga. Sasi e vogël e drogës mbetet për nevojat e personave të varur nga droga në Maqedoni, derisa sasia tjetër transferohet në vendet e Evropës Perëndimore", thekson Buçkov. Sipas tij, befasi ka qenë sasia e madhe e kokainës, e cila u kap në muajin janar të këtij viti. "Gjatë punës sonë për luftë kundër drogës bashkëpunojmë me sektorët për hulumtime speciale teknike në MPB. Përdorim të gjitha teknikat e nevojshme të lejuara me Ligj", potencon ai.
Aktualisht çmimi i heroinës në Turqi kap vlerën prej 6 mijë dollarë për kilogram, ndërsa në Maqedoni kjo shumë është më e madhe dhe sillet nga 10 deri në 12 mijë dollarë. Ndërkaq, edhe Drejtoria Doganore muajt e fundit ka shënuar rezultate në kapjen e substancave te palejuara narkotike. Përfaqësuesi i saj, Rade Mitevski se vetëm muajt e fundit janë konfiskuar sasi sa s'janë kapur më parë. "Gjatë kontrollimeve kemi hasur në sasi të madhe të llojeve të ndryshme të drogës, të cilat më pas janë shkatërruar. Ka pasur raste kur në zarf është dërguar drogë nga Argjentina, pa adresë dhe emër të personit që i dërgohet", thotë Mitevski.
Kryetari i Komisionit për luftë kundër drogave, Ilço Zahariev, shprehet se plani aksionar për pengimin e Strategjisë nacionale të drogës i definon të gjitha aktivitetet e ministrive në veçanti dhe aktivitetet e përgjithshme që duhet të merren kundër drogës. "Strategjia nacionale e drogës definon qartë zgjidhjen në mënyrë më të mirë të problemit me drogën, parandalon tregtinë e palejuar, e veçanërisht në pjesën e personave të varur, shërimin e tyre, rehabilitimi dhe risocializimi", thotë ai.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë në dhjetor ka sjell Strategjinë nacionale për drogë, e që është dokument i cili përfshin aktivitetet që duhet t'i ndërmarrë shteti gjatë vitit 2006-2012. nga Hajrie AZEMI, Koha
Shtuar më 27/06/2007, ora 20:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori