Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, kapet një tjetër gomone 9 metra e gjatë
Një tjetër gomone e cila dyshohet se po transportonte lëndë narkotike drejt Italisë është kapur pasditen e të shtunës në një operacion të Policise Kufitare te Vlores ne bashkepunim me Delta Force dhe FNSH Fier.

Sipas burimeve të Policisë rajonale, rreth orës 18:00 është bllokuar nje gomone rreth 9 metra me dy motorra te 2×200 hp. Mjeti u gjet ne grykderdhje te lumit Vjose e fshehur. Mjeti dyshohet se do transportonte lende narkotike ne drejtim te Italise.

Po vazhdon kontrolli i gjere i teritorit nga forca te Delta Force FNSH Fier DVP Vlore dhe DVKM VLore.

Ne mesnate, policia italiane ka njoftuar policine greke se nje avion i FRONTEX, ka pikasur nje gomone e cila pasi ka vene re se po ndiqej, ka ndryshuar kurs duke u drejtuar per ne ujrat shqiptare, duke kaluar ne ishullin Othonos, Greqi. Ne det kane dale 5 skafe te policise greke duke u koordinuar me nje skuader snajperash speciale te policise kufitare greke dhe me koordinimin gjithashtu te avionit te FRONTEX.

Sot ne pasdite eshte arritur te pikaset serish gomonia, drejtuesit e se ciles nisen te hedhin ne det pako te dyshimta.
Eshte marre leje nga autoritetet shqiptare dhe skafet e policise greke kane hyre ne ujrat shqiptare duke ndjekur gomonen. Ne ndihme kane ardhur skafet e policise italiane dhe asaj shqiptare.
Gomonia ka arritur te futet ne brigjet shqiptare dhe 3 drejtuesit e saj kane dale ne toke duke ikur ne drejtim te paditur. Gomonia po terhiqet aktualisht nga policia greke. Deri tani jane gjetur dhe sekuestruar ne det 110 pako./Albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori