Drogë me mushka drejt Greqisë, sekuestrohet droga dhe kapet 21-vjeçari shqiptar
Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 21 vjeç si dhe ka sekuestruar 312 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar falë një operacioni në zonën pyjore të Antartko, Follorinë.

Burime për median bëjnë me dije se policia greke ka pikasur 3 shtetas të cilët po tentonin të kalonin kufirin me 4 mushka të ngarkuara me çanta dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Nga ky operacion është bërë e mundur sekuestrimi i të gjithë masës së marijuanës dhe arrestimin e vetëm një shtetasi pasi 2 të tjerët arritën ti shpëtojnë policisë.

Policia gjeti 4 mushkat e ngarkuara me 16 çanta me 137 pako, në total 312 kg e 645 gram marijuanë.

Operacioni mësohet se është zhvilluar në kushte të vështira pasi ka pasur shi dhe mjegull./albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori