Meta homazhe për Azem Hajdarin: Detyrim për të qenë sot këtu, shpirti i protestës vendos drejtësi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një prononcim për mediat, pasi ka kryer homazhe në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Është detyrim për të qenë këtu dhe për të kujtuat liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdarin, për atë lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë qëndresës së studentëve dhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan murin e Tiranës.

Sot ky nderim për Azem Hajdarin, për këtë tribun të lëvizjes së dhjetorit dhe atë demokratike ka rëndësi shumë të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutimin liritë dhe ekzistenca e popullit tonë. Mjafton të shohim sot në ditën e parë të shkollës numrin e nxënësve që janë regjistruar, në krahasim me disa vite me parë, kuptohet që kemi jo vetëm sfida ekonomike dhe sociale, por një rrezik serioz për ekzistencën si komb. Është shpirti i protestës ai që do të vendosë drejtësinë”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 14:01