Dritan Prifti: Vetëm unë bëra transparencë
Pëlqej
“Korrupsioni tek ne quhet zotësi dhe është i shtrirë edhe në nivele të larta politike. Në qeveri dhe nivele të larta unë jam ndër të vetmit që kam marrë guximin dhe kam bërë një deklaratë transparente të pasurisë. Shumë nga kolegët me thanë mua ça ke bërë?! Mënyrat e goditjes nga opozita nxisin të tjerët që të mos deklarojnë pasuritë. Rasti im është dekujarues për Shqipërinë dhe për politikanët e tjerë”. Ky ishte konstatimi i bërë nga ish-ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti në emisionin “Top Story”.

Sipas tij politika ka hartuar ligjin në mënyrë të tillë që të mos zbulohet. Ai e cilësoi gjobën prej 30 mijë lekësh ndaj shkelësve si anormale dhe tha se shkelësit duhet të ndiqen penalisht. “Ligjet janë bërë që të mos zbulohet askush, në mënyrë të tillë që të mos zbulohet asnjë politikan. Kemi persona të tjerë që kanë lidhje të ngushtë me politikanë dhe marrin 30 mijë lekë gjobë dhe nuk ndiqen penalisht”, u shpreh deputeti Prifti.

Deputeti nuk ka të drejtë të merret me asnjë aktivitet ekonomik, jemi ndër rastet e vetme në botë. Në parlament futen persona që me një rrogë të jenë nën kontroll. Nga vetë ligjet që kanë nxjerrë politikanët detyrohen të fshehin pasuritë dhe të bëjnë një aktivitet tjetër me emër tjetër. Drejtësia çdo ditë e më shumë bëhet politike, presidenti çon dekretet të cilat varen nga vullneti i mazhorancës. Nuk duhe të jetë koncepti që gjyqtari duhet të jetë ushtar”, deklaroi Prifti. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori