Dritan Prifti, studenti i Harvardit që u kthye për Shqipërinë e '97
Pëlqej
Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë gjaku, me të cilën kishte disa vite që luftonte.

Humbja e tij ka pikëlluar të afërmit e të njohurit e tij, pasi politikës shqiptare do t’i mungojë fryma e tij.

Por kush ishte Diritan Prifti dhe karriera e tij?

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë.

Ai studimet e larta i kreu në një ndër universitetet më të mira në botë, në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.

Ai u kthye në Shqipëri në vitin e trazirave,1997 dhe u fut në politikë, ku nga 1997 deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.

Nga viti 2000 deri në vitin 2001 Prifti ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH.

Në 2005 Prifti iu bashkua LSI-së dhe në zgjedhjet Parlamentare të po atij viti fitoi mandatin si deputet në Libofshë të Fierit.

Me krijimin e LSI-së, për 6 vite Dritan Prifti do të ishte një nga figurat më të larta të kësaj force politike.

Në 2009 Prifti ishte kumbari i marrëveshjes PD-LSI, dhe po në atë vit mori postin e ministrit të Energjitikës.

Në vjeshtë të 2010 Dritan Prifti do të largohej nga Ministria e Energjitikës dhe do të ishte vetëm deputet në Parlamentin shqiptar.

Pas vitit 2013, kur edhe i mbaroi mandati i deputetit Priti do të largohej nga politika aktive, për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.

Nga viti 2013 e më pas ai u angazhua me aktivitetin e tij privat së bashku me deputetin Tom Doshin. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori