Dritan Prifti është sëmurë rëndë: Lutuni për mua, kam një vit që luftoj
Shumëkush priti që të shihte emrin e Dritan Priftit në listat e zgjedhjeve të qershorit 2017, por ai e ka një arsye të fortë për të mos kandiduar.

Dritan Prifti është sëmurë dhe është i pamundur fizikisht për t'u marrë me fushatën.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai njofton sëmundjen e tij dhe kërkon nga dashamirësit që të luten për të që ta kalojë edhe këtë siklet.

"Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushate. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt"., - shkruan ai në Facebook.

Postimi i Priftit
Përshëndetje miqtë e mi.
E di që jeni kuriozë të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushate. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.

Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ri përsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.

Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës së demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vetë. Nëse do votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër.

Ju përqafoj

Dritan Prifti"
Shtuar më 01/05/2017, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori