Dritan Avllaj dëshmon në Prokurorinë e Tiranës
Prokuroria e Tiranës
Dritan Avllaj, i cili ka qenë në qendër të akuzave të demokratëve se u ka vënë gjoba me 20% të aksioneve për lejet e ndërtimit në emër të zotit Rama ndërtuesve në kryeqytet, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. I njohur si Tan Lepri, zoti Avllaj ka qendruar në Prokurori për më shumë se një orë për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat e mazhorancës për afera për lejen e ndërtimit të një kompleksi rezidencial në Liqenin Artificial.
Përpara zotit AvllajProkurori ishte edhe biznesmeni Rrahman Selmanllari i cili sipas PS-së është përfshirë në korrupsionin koncensionar në vendin tonë.
Shtuar më 06/09/2010, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori