Drita, mbesa e nënë Terezës që po ndihmon shqiptarët e braktisur në Francë

Nënë Tereza, shqiptarja më e dashur në botë për veprat e saj ka lënë pas një pasardhëse të denjë. Mbesa e saj, Drita, ka nisur rrugën e Nënë Terezës duke u shquar për shpirtin humanitar dhe aktivitet që ka zhvilluar në Bordeaux të Francës.

Ajo u është gjetur pranë familjes në nevojë, me pesë anëtar nga Maqedonia të cilët i ka strehuar në një vend të ngrohtë.

Ajo, pa hezituar fare, e ka marrë përgjegjësinë për përkujdesjen ndaj kësaj familje me pesë fëmijë, tre prej të cilëve me aftësi të kufizuara, e cila për një javë të tërë, ka qëndruar nëpër rrugët e qytetit Bordeaux, e lënë nën mëshirën e fatit, shkruan Shtegu.com.

Por, kush është në të vërtetë Drita 22-vjeçare? Ajo thotë:

Në vitin 2014 kemi ardhur nga Tropoja e Shqipërisë. Gjuhën frenge e mësova me një kurs tremujor dhe menjëherë u inkuadrova në aktivitetin human për t'u ndihmuar personave të pastrehë, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, apo edhe shtetasve francezë, që për shkaqe te ndryshme kanë mbetur nëpër rrugë.

E kemi për obligim tu dalim në ndihmë personave që kanë ngelur nëpër rrugët e qytetit.

Këtu jemi gjithnjë në kontakt të përhershëm me shoqata të ndryshme dhe me popullatën. Ne ju ndihmojmë njerëzve në nevojë, i shoqërojmë te mjeku, kërkojmë shtëpi të përkohshme për ta, ju sigurojmë artikuj të mjaftueshëm ushqimorë etj., deri sa të futen në procedurat për kërkim të azilit.

Më pastaj, pasi të refuzohet kërkesa e tyre për azil, ne u ndihmojmë me ndihmën e avokatëve për strehim të mëtutjeshëm, deri në pajisjen eventuale me dokumente francez.”

Drita e krijoi faqen e saj “Aide aux perssonne à la rue Bordeaux“ me të cilën reagon menjëherë kur ndokush është në nevojë. Për ta gjetur Dritën në Bordeaux nuk është edhe punë shumë e vështirë, pasi i gjithë qyteti e quan “Nëna Terezë”. /albeu.com/



Shtuar më 16/01/2018, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori