“Tërmet”, ish-drejtuesi i policisë: Çfarë ndodh nëse flet “agjenti” i Ervis Martinajt

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi thotë se agjenti jeton Lami, i arrestuar si personi që shoqëroi Ervis Martinajn është vetëm një nga policët e shumtë që janë vënë në shërbim të krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi u shpreh se nëse Lami flet dhe tregon çfarë di, do ketë shkarkime në kupolën e policisë së shtetit.

“Me dhjetëra policë bëjnë punë të dyta, edhe në shërbim të krimin, dhe këtë e dinë shefat e tyre që marrin rrogën nga lokalet që lejohen të përdoret drogë.

Edhe Rama e di prej pak kohësh tashme se elita e policisë është në shërbim të krimit”, tha Prençi.